Katari i përkushtuar në luftën kundër ISIS, pavarësisht rrethanave të Covid 19

Bota
Katari i përkushtuar në luftën kundër ISIS, pavarësisht

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Mohamed Abdulrahman Al Thani, theksoi se pavarësisht rrethanave të jashtëzakonshme me të cilat përballet Katari dhe mbarë bota për shkak tëCovid 19, Shteti i Katarit mbetet i përkushtuar në luftën kundër shtetit islamik ISIS në Irak e Siri.

Ky i fundit konsideroi se krimet e ISIS kundër civilëve dhe shkeljet flagrante të ligjit ndërkombëtar kërkojnë masa pa kompromis dhe bashkëpunim të zgjeruar në të gjitha linjat e Koalicionit garantuar mbrojtjen e civilëve, dhe për tu siguruar që ISIS mos të jetë në gjendje të rikrijoj asnjë rajon enklavë apo të vazhdoj të paraqesë kërcënim ndërkombëtar për paqen dhe sigurinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Jashtëm i Katarit theksoi se vendi i tij është i vendosur të vazhdojë çdo bashkëpunim në lidhje me krijimin e kushteve të duhura për rimëkëmbjen dhe stabilitetin në Irak e Siri, dhe ti ofrojë ndihmën e nevojshme partnerëve legjitimë në terren, të cilët tashmë në kohën e pandemisë janë më të rëndësishëm se kurrë.

Ai u shpreh se Shteti i Katarit ndan të njëjtin shqetësim me partnerët e tij për shfaqjen e kërcënimeve nga bashkëpunëtorët e ISIS, veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe rajonin Sahel, duke shtuar se ka nevojë për më shumë koordinim gjatë adresimit të shkaqeve të këtij kërcënimi në ato zona.

Ky i fundit tha se:

“Ne nuk mund të pretendojmë që e kemi mundur ISIS-in plotësisht pa patur mekanizma të fortë kundër krimeve terroriste në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar, dhe adresim të sfidave që paraqisin luftëtarët e huaj terroristë”.

ME TE LEXUARAT