Gjesti heroik i futbollistit nga Kosova, shpëton një fëmijë nga mbytja në Finlandë

Sport
Gjesti heroik i futbollistit nga Kosova, shpëton një fëmijë

Futbollisti kosovar Mehmet Hetemaj ka marrë vlerësimin e komunitetit dhe të mediave në Finlandë, pasi shpëtoi një fëmijë nga mbytja. Futbollisti i SJK-së ishte së bashku me nënën e tij në afërsi të një liqeni artificial.

Një fëmijë po freskohej në liqen, por ai nisi të fundosej. Fillimisht ka ndërhyrë nëna e futbollistit, por më pas ka pasur telashe edhe ajo. Në ujë është futur edhe Hetemaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëna ime arriti shpejtë te fëmija. Por kuptova se të dy janë në telashe. Më pas u futa në ujë edhe unë. Arrita te vogëlushi dhe e ngrita atë mbi sipërfaqe të ujit. Më pas e kam dërguar deri në breg”, ka treguar Hetemaj për mediat finlandeze.

Për rastin kanë shkruar edhe shumë media në Itali, ku Hetemaj ka bërë karrierë në të kaluarën.

Hetemaj 32-vjeçar ka një ndeshje me Kosovën, ndërsa ka luajtur edhe për Finlandën. Në Itali ka luajtur për skuadra si Albinoleffe, Reggina e Monza. Ka luajtur edhe në Greqi dhe në disa skuadra në Finlandë.

ME TE LEXUARAT