Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Duel gjigantësh në Serie A për Marash Kumbullën/ Juventusi parakalon Interin dhe gjen akordin me Veronën

Duket se e ardhmja e Marash Kumbullës ka marrë një kthesë të papritur, nëse deri dje lojtari shihej më pranë kalimit tek Interi dhe nën presionin e vazhdueshëm të Lacios.

E përditshmja torineze raporton se Juventusi ka rritur “pazarin” në tavolinë dhe ka gjetur akordin me klubin e Veronës.

Sipas “La Stampa”, kampionët e Italisë janë të gatshëm t’i ofrojnë skuadrës verdheblu një total prej 32 milionë eurosh mes parave cash dhe pedanave teknike.

Gjë që duket se ka kënaqur drejtuesit e Veronës, që kanë arritur ta çojnë vlerën e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë përtej pritshmërive të tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet