Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drejtoresha e Tatimeve sqaron për pagën e luftës, gjoba kompanive që nuk kanë aplikuar pa asrye

Delina Ibrahimaj, Drejtoresha e Tatimeve në një bisedë nëpërmjet “skype” ka sqaruar se si do të përfitohet paga e luftës për punonjësit për të cilët nuk ka një aplikim nga kompania.

Ndërkohë, tha që për ata që nuk aplikojnë pa një arsye të fortë, do të ketë gjoba nga 50 mijë lekë për çdo punonjës.

Kjo e fundit tha se:

“Dje në mesnatë ka përfunduar procesi i aplikimit. Deri në këto momente 44.566 biznese që kanë aplikuar për rreth 200 mijë të punësuar. Deri në këto momente janë mbi 9.000 biznese që nuk kanë aplikuar. 2689 biznese kanë bërë ankesë me specifikimin e arsyes përse nuk kanë aplikuar.

Mbi 1000 kanë hapur çështjen për aplikim por nuk e kanë finalizuar ende. Shifra për totalin e bizneseve që nuk kanë aplikuar dhe do të shqyrtohen janë në analizë dhe ne do kemi një rezultat javës në vijim.

Drejtoresha e Tatimeve tha se, refuzimet kanë qenë mbi 31.000 dhe se gjoba për subjektet të cilët do të vlerësohet se nuk kanë aplikuar pa asnjë arsye të fortë është 50 mijë lekë për çdo individ.

Ibrahimaj deklaroi se do të aplikohen ato biznese që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre pa asnjë arsye të fortë dhe po pengojnë shpërndarjen e kësaj ndihme nga qeveria.

Sipas saj, për punonjësit të cilët nuk kanë pasur një ankesë nga punonjësit paga do të kalojë automatikisht dhe se shifrat do jenë pas ditës së henë për ata të punësuar që do ta marrin pagën automatikisht.

Ndërkohë, Ibrahimaj tha se personat që nuk kanë llogari bankare do të kenë mundësi nga e hënadhe se  emrat e tyre janë në faqen e tatimeve, por duhet të gjithë të jenë të kujdesshëm për të gjithë njoftimet dhe informacionet që publikohen.

Ajo sqaroi më tej se nga dita e hëna do behen publike listat e personave që nuk kanë përfituar ende pagën e luftës dhe do të publikohet një listë e veçantë për ata individë që nuk kanë llogari bankare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet