Bayerni arrin fitoren e radhes ndaj Leverkusenit

Sport
Bayerni arrin fitoren e radhes ndaj Leverkusenit

Skuadra e Bayern Munich ka arritur fitore të lehtë në udhëtim tek Bayern Leverkusen me rezultat 2:4.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, të cilët arritën të shënon qysh në minutën e 10-të me anë të Alario, mirëpo mysafirët arritën qysh në pjesën e parë të përmbysin disavantazhin, duke shënuar tri herë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ishte Coman i cili në minutën e 27-të barazoi shifrat ndërsa për epërsinë e Bayernit shënuan Goretzka në minutën e 42, dhe Gnabry në minutën e fundit të pjesës së parë.

Sulmuesi, Robert Lewandowski ishte ai i cili shënoi golin e katër për mysafirët, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Florin Wirtz, i cili shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.

ME TE LEXUARAT