Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

U godit me gurë nga tifozët/ Reagon mesfushori serb i Benfikës

Mbrëmjen e djeshme, autobusi i Benfikës, ka qenë objekt i mërisë së tifozëve, të cilët e kanë goditur me gurë pas barazimit 0-0 me modestët e Tondelës, çka lejoi Porton të mbërdhëjë ekipin e kuq të Lisbonës në krye të tabelës.

Dy lojtarë të skuadrës së drejtuar nga Bruno Lage, përfunduan në spital.

Veigl dhe Zivkoviç u mbajtën në mbikqyrje nga stafi mjekësor për shkak të goditjeve të marra.

Mesfushori serb, nëpërmjet llogarisë së tij të Instagram, ka reaguar për situatën duke thenë se:

“Dua t’ju informoj se të dy jemi mirë. Fatkeqësisht nuk mund të justifikoj një sjellje të tillë. Dua t’ju sigurojmë se do të vijojmë të luftojmë për Benfikën dhe do të japim maksimimun. Faleminderit për mesazhet e suportit që keni sjellë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet