Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Ti duhesh varur bashkë me përdhunuesin”, Eliona Pitarka i kthehet komentuesit

Një nga personazhet më të njohura të ekranit shqiptar që mori pjesë dje te protesta kundër abuzimit të vajzave shqiptare ishte Eliona Pitarka.

Ajo iu bashkua marshimit me një pankartë në të cilën shkruhej:

“Kur fajësoni viktimën, bëheni palë me përdhunuesin”

Aktorja e njohur, ka publikuar disa foto nga protesta në llogarinë e saj të “Instagram”, ku duket se ka pasur një impakt mjaft të madh.

Shumë fansa e kanë përgëzuar për veprimin por ka dhe nga ato komente personash me profile false që provokojnë ose vërtet janë aq të prapambetur.

Dikush i shkruan një koment Elionës për rastin e përdhunimit të 15 vjeçares duke i thënë se: “nëse nuk kruhesh, askush nuk të përdhunon”.

Kaq mjaftoi që aktorja t’i kthehet menjëherë komentuesit me një koment mjaft revoltues:

“Ti duhet të varesh në mes të qytetit bashkë me atë përdhunuesin bastard me këtë koment që bën”.

Marshimi për fëmijërinë e vjedhur të vajzave shqiptare u mbajt dje në orën 16:00 dhe në të morën pjesë shumë personazhe të njohura për publikun që sensibilizuan opinionin publik për kauzën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet