Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Ta thyej kamerën?”, Si e gënjeu këngëtari shqiptar gazetaren në jug dhe e kërcënoi

Gazetarja shqiptare Genta Hodo ka folur publikisht për incídentin e dy viteve më parë me këngëtarin Seven Saraçi, i cili tani është shpërngulur në Amerikë. Para disa kohësh doli videoja ku artisti e kèrcënonte me thyerjen e kamerës dhe më pas zgjodhi ti publikonte numrin personal në Instagra duke i treguar se do e hidhte në gjyq.

Gazetarja ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje në emisionin “Mes yjesh” duke sqaruar se gjithçka u nxit nga një gënjeshtër e artistit.

“Një ditë përpara, më thonë që në jug është Seveni dhe i afrohem dhe i them që do realizojmë një intervistë nesër?! Më thotë ok, më jep numrin e kontaktit dhe më pas i shkruaj, lamë një orar dhe nuk më kthente përgjigjie. Shkoj tek hoteli ku më tha se ishte, për të marrë një konfirmim. Nuk e gjej aty, e gjej tek restoranti ku po haja unë darkën. Të kam shkruajtur i thashë, s’më ke kthyer përgjigjie, a mund të marr një konfirmim që t’a lëmë xhirimin nesër në 10:00?

Ok ok, pa merak… shihemi nesër shihemi nesër, më thotë Seveni. Të nesërmen, bashkë me stafin shkojmë tek hoteli ku ishte ai. Presim, ndërsa Seveni zbret për të ngrënë mëngjesin. I them që po të presim, ja ja sa të mbaroj mëngjesin më thotë Seveni, nga aty zhduket. Pres një orë, 2 orë dhe pastaj e gjeta rastësisht në plazh. Ishte shtrirë, ishte në nerva e sipër se gjatë komunikimit me menaxherin e reperit, ky i fundit më thotë që Seveni është i sëmurë.

Ti qenke si kokrra e mollës i thash, ai u irritua sepse i dukej se po bëja ironi. Ishte më e pakta sepse po e përmbaja veten tej masa sepse isha në kulmin e nervave. Filloi të kèrcënonte kameramanin me thyerjen e kameras, dhe më pas më kèrcënoi mua publikisht sepse ne vendosëm t’a publikonim atë në shenjë “pròteste” ndaj të tilla sjelljeve që të bëjnë të famshmit shpesh”, tregoi Genta Hodo

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet