Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Spanje, dalin pamjet, si u arrestua shqiptari me 1 milion euro bizhuteri dhe dron ne shtepi

Policia tha se një shqiptar është arrestuar në Madrid, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.


Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap në një banesë në Madrid gjatë një aksioni të policisë spanjolle. Atij iu gjetën 40 mijë Euro cash, orë të shtrenjta, bizhuteri me vlerë të paktën 1 milion Euro, 6 celularë dhe 1 dron.

Sipas autoriteteve holandeze, të cilat e kishin shpallur në kërkim, shqiptari ka qenë i përfshirë në një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine. Nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një rrjet të përbërë nga kolumbianë dhe shqiptarë.

Hetimi për shqiptarin e arrestuar, që akuzohet edhe për pastrim parash, filloi në Shtator të vitit 2019, kur policia holandeze arrestoi disa persona për trafik droge midis vendeve të Amerikës Jugore dhe Europës.

Sipas policisë spanjolle, që ndërmori aksionin për arrestimin e tij, ishte i vështirë zbulimi i vendndodhjes së shqiptarit për shkak se ruhej me masa të rrepta, citon klan. Vendi ku ai fshihej u zbulua gjatë muajit Prill të këtij viti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet