Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shqipëria ‘Toka e premtuar’ për arabët! Goditet një tjetër grup në Tiranë, kapet palestinezi që sillte emigrantët nga lindja

Goditet një tjetër rast i trafikut të emigrantëve nga vendet e lindjes në Shqipëri, kundrejt fitimit në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”.

Dy persona janë ndaluar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kompjutera, 2 celularë, disa leje qëndrimi të emigrantëve, fatura bankare dhe mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave. Të ndaluarit janë S. Y. 41 vjeç nga Palestina dhe S. C. 41 vjeçe.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore.

Por cila ishte skema? Emigrantët e këtyre vendeve vinin në Shqipëri përmes bizneseve fiktive, pa veprimtari financiare dhe arrinin të përfitonin leje qëndrimi në vendin tonë. Por qëllimi ishte përdorimi i vendit tonë si trampolinë për në BE. Pak ditë më parë si të implikuar në trafikun e arabëve u ndaluan drejtuesja e bashkë me zyrtarët e Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet