Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

SHBA/ Anëtari i Gardës Kombëtare qetëson masën

Një anëtar i Gardës Kombëtare që largoi policinë dhe ushtrinë nga protestuesit në kryeqytetin amerikan, u ka ofruar këshilla të gjithë zyrtarëve të rendit në mbarë SHBA-në.

Koloneli Sam Anders ka thenë se:

“Kam zbuluar një metodë që është dëshmuar shumë e suksesshme. Thjesht hiqni dorëzat, helmet dhe shkopin dhe prezantoni veten para masës”

Ky i fundit shtoi se volumi i zërit ka rëndësi të madhe në ruajtjen dhe mbajtjen nën kontroll të situatës.

“Kur e dini emrin e dikujt, dhe prezantoni veten, mund të filloni menjëherë një bisedë të këndshme. Mund të dëgjoni dhe shpresoni që turma që qëndron pranë jush do dt’ju dëgjojë”

Koloneli, është filmuar se si me butësi dhe afërsi diskuton me protestuesit e mbledhur të cilët i dëgjojnë me vëmendje, madje u premton se do të tërheq policinë dhe ushtrinë nëse prezenca e tyre i shqetëson.

Madje, flet dhe për momentin që ndërroi jetë George Floyd, dhe se i vjen keq për atë çfarë ndodhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet