Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rikthehet në detyrë gjyqtari i vettingut Luan Daci, Gjykata e Apelit shfuqizon masën e pezullimit

Gjyqtari i vettingut, Luan Daci rikthehet në detyrë. Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit, e cila pezulloi Luan Dacin nga detyra e gjyqtarit të KPA. Pas këtij vendimi, nga e hëna Daci mund të rikthehet në detyrë.

Luan Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi u akuzua për fshehu të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997.

SPAK e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Luan Daci është gjyqtari i KPA i përfshirë në një skandal pasi rezulton se ka kryer falsifikim të dokumenteve. Pikërisht ky gjyqtar ka shkarkuar dhjetëra prokurorë e gjyqtarë duke u mbështetur në kriterin moral, profesional dhe pasuror.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet