Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përfundon afati! Tatimet: Bizneset që nuk kanë aplikuar për pagën, gjobë 50 mijë lekë për çdo punonjës

Mbyllet sot afati që kishin tatimpaguesit për të aplikuar për pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, për punonjësit e mbetur të papunë, dhe përfituesit e tjerë. Pas ditës së sotme sipas Administratës Tatimore, të gjithë ata që nuk kanë aplikuar do të gjobiten me 50 mijë lekë për çdo aplikim që nuk kanë bërë.

Subjekteve që do të gjobiten do t’ju lihet 30 ditë kohë për të ankimuar vendimin pranë Administratës Tatimore, me arsyet dhe shkaqet e mos-aplikimit, shoqëruar me dokumentacion mbështetës që i argumenton ato.

Tatimet po ashtu kanë sqaruar se nuk do të gjobiten ata tatimpagues të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre. Sakaq për individët përfitues sipas kritereve të VKM nr.305 për të cilët punëdhënësi nuk ka aplikuar do t’iu jepet mundësia të plotësojnë të dhënat e tyre të llogarive bankare dhe do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Sipas të dhënave të tatimeve deri më datë 2 qershor e kanë marrë pagën prej 40 mijë lekësh 129 mijë e 458 punonjës, dhe fondi i disbursuar për këta punonjës është 5.1 miliardë lekë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet