Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pengmarrja 18- mujore në Mirditë, Lleshaj: Përfundoi një kalvar i rëndë i një fëmije

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar operacionin e sotëm në Mirditë ku një fëmijë është shpëtuar pasi babai e mbante prej 18 muajsh peng në mal.

Lleshaj tha se sot përfundoi kalvari i rëndë i këtij fëmije që duhet të shërbejë si një thirrje për më shumë ndjeshmëri shoqërore kundër dhunës, burrëri e përgjegjësi.

Ai shton se vendi i fëmijëve është në familje dhe në shkolla.

STATUSI NGA SANDËR LLESHAJ

Sot përfundoi një kalvar i rëndë i një fëmije, i cili mbahej peng në male nga…babai i tij, që prej nëntorit të vitit 2018.

Nga sot ky fëmijë mund t’i rikthehet jetës dhe nëna e tij e munduar mund të çlirohet nga një makth i tmerrshëm.

Le të shërbejë ky lajm pozitiv si një thirrje tjetër për më shumë ndjeshmëri shoqërore kundër dhunës.

Le të shërbejë ky moment edhe si një thirrje për më shumë burrëri e përgjegjësi, nga ata burra prindër, të cilët duhet të kuptojnë se vendi i fëmijëve është në familje dhe në shkollë.

Falënderime për këtë operacion të suksesshëm të Policisë në Mirditë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet