Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Operacionalja zbarkon ne Elbasan kapet Ervis Daka: Rrahu shefin e policisë në 2018

Policia e Elbasanit ne bashkepunim me Forcat Operacionale kanë arrestuar një person të shume kerkuar i cili dhunoi policin .

 

Operacioni u krye në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit pasi policia lokale kishte marrë informacion se objektivi i shume kerkuar ishte në banesë.

Ne pranga ka rene 33 vjeçari Ervis Daka, te cilit në banesë i janë kapur armë dhe një sasi municionesh.

Armët dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale dhe pritet verifikimi i tyre në laboratorin e policisë.

Me heret Daka ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2018 pasi bashkë me të vëllain goditën shefin e policisë, pasi kishin shkuar për të ushtruar në banesën e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet