OFL i kerkon pasurine "baronit te droges" qe ngriti laborator kokaine ne Fushe Kuqe

Aktualitet
OFL i kerkon pasurine "baronit te droges" qe ngriti laborator kokaine

OFL ka nisur hetimin dhe kërkon justifikimin e pasurisë për 3 persona banues në Kurbin dhe Lezhë.

Sipas OFL këta persona janë të dënuar për shfrytëzim prostitucioni, trafikim të lëndëve narkotike dhe Vrasje në rrethana cilësuese.

Personat qe po hetohen janë: Gëzim Çelaj, Arben Prendi, Perikli Marku.

Gëzim Çelaj dhe Valentina Tufa e cilësuar si “tezja e kokainës”, sipas prokurorise kane krijuar nje laborator droge me qellim trafikimin e kokaines. Ata kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar lëndë narkotike kokainë, nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit në datë qershor të 2014, u arrestua në pikën kufitare të Morinës shtetasi Realt Hysolli.

Hysollit iu gjetën 7 kilogramë kokainë, të cilat sipas prokurorisë, ishin për llogari të shtetasit Gëzim Çela.

Policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e personit “kyç” të këtij trafiku, Gëzim Çelës. Policia beri kontrolle në banesën e tij në Fushë-Kuqe, të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij.

Nga kontrolli në banesën e Gëzim Çelës në Fushë-Kuqe, u gjetën dhe u sekuestruan 207 kg lëndë narkotike kanabis, 5 kg lëndë narkotike heroinë, lëndë përzierës për lëndën narkotike, si edhe 13 armë luftarake.

Ndërsa në banesën që Çela posedonte në Tiranë, u gjetën rreth 143 mijë euro, një pistoletë, si edhe një sasi lënde narkotike, heroinë.

I njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Çela i cili u akuzua për trafik ndërkombëtar kokaine para vitit 1997, ka qenë oficer i Forcave Speciale.

Çela së bashku me Arben Prendin dhe Perikli Markun, do të duhet të deklarojnë pasurinë, brenda 48 orëve, ndërsa do të jetë SPAK që do të vendosë për fatin e pasurisë së tyre.

ME TE LEXUARAT