Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

OBSH jep udhëzime për përdorimin e maskës/ Duhet të përbëhet nga të paktën tri shtresa

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë tha se maska duhet të përbëhet nga të paktën tri shtresa të materialit.

OBSH ka publikuar gjithashtu udhëzime të hollësishme se si të bëni dhe të vishni maskat.

Sipas udhëzimeve të OBSH-së, duhet pasur parasysh këto gjëra:

• Para se të vendosni një maskë, duhet të pastroni duart me pastrues duarsh me bazë alkooli ose sapun dhe ujë.

• Mbulojeni gojën dhe hundën me maskë dhe sigurohuni që të mos keni boshllëqe midis fytyrës dhe maskës.

• Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimit të saj, nëse e bëni këtë pastroni duart tuaja me pastrues duarsh me bazë alkooli ose sapun dhe ujë.

• Zëvendësoni maskën me një të re sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mos i përdorni përsëri maskat që janë për një përdorim.

Gjithashtu, për heqjen e tyre, OBSH thotë se duhet të hiqet nga pas dhe most ë prekni pjesën e përparme të maskës.

Drejtori I OBSH-së shton se pas përdorimit duhet të hidhet menjëherë në një kosh të mbyllur dhe të pastroni duart sa më shpejt të jetë e mundur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet