Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Nga plagosja me thikë vite më parë e xhaxhait, tek vrasja 2 vëllezërve, del fotoja e autorit ne Kruje

Personi që shihni në foto është Roland Pula, autori i dyshuar për vrasjen e 2 vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Krujë. News 24 ka siguruar për foton e 32-vjeçarit, i cili pas një debati të ashpër, vrau me armë zjarri Gramoz dhe Xhentil Bardhi përkatësisht 34 dhe 24 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gramëz të Krujës. viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plagosur mes tyre disa herë. Para afro një dekade vëllai i dytë i viktimave ka plagosur xhaxhain e autorit me thikë, krim për të cilin ka kryer dënimin, por nuk dihet se ku ndodhet.

Ngjarja e mbrëmshme mendohet të jetë nxitur nga një sherr i momentit mes autorit dhe viktimave të cilët janë qëlluar me kallashnikov fare pranë shtëpisë së tyre.

Autori i dyshuar për vrasjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet