Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndërtesë e pazakonshme/ 30.000 bimë mbulojnë objektin pesëkatësh

Si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike gjithnjë e më të theksuara, në zemër të qytetit Düsseldorf, në Gjermani është ndërtuar një ndërtesë e pazakonshme.

Më shumë se 30.000 bimë mbulojnë fasadën e objektit pesëkatësh afarist Kö-Bogen II.

Bimët, kryesisht kacavjerrëse, janë vendosur në fasadë në formën e gardhit të gjallë i cili shtrihet në 8 kilometra nëpër muret e pjerrëta dhe kulmin e ndërtesës, të cilën e ka projektuar studio gjermane e arkitekturës Ingenhoven.

Përvec bimëve, është vendosur edhe sistemi për ujitje dhe drenazhim, mirëpo sipas projektuesve, pritet që fasada e gjelbër t’i kontribuojë pastrimit të ajrit sa edhe 80 trungje pemësh fletërënëse.

Përveç pamjes shumë të bukur fasada siguron edhe izolim më të mirë të ndërtesës, por edhe uljes së temperaturës së ajrit në ambientin e ndërtesës, gjë që është posaçërisht e rëndësishme për ambientet e qyteteve gjatë ditëve të ngrohta.

Përveç objektit kompleks të hapësirave të zyrave gjendet edhe një objekt i vogël në formë trekëndëshi në të cilin janë vendosur restorantet dhe shëtitoret, kulmi i të cilave gjithashtu është i mbuluar me gjelbërim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet