Ndërron jetë 85-vjeçarja me koronavirus tek Infektivi, MSH: Kishte sëmundje tjetër

Aktualitet
Ndërron jetë 85-vjeçarja me koronavirus tek Infektivi, MSH:

Rëndohet bilanci i viktimave me COVID-19 në Shqipëri! Ministrja e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë ditën e sotme një 85-vjeçare, duke e çuar në 34 numrin e personave që kanë humbur betejën me koronavirus.

Referuar burimeve zyrtare, e moshuara e identifikuar H.K, vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, e cila prej disa ditën ishte në terapi intesive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

ME TE LEXUARAT