Meta zbulon mesazhet per opoziten: Mos bini pre e largimit nga tryeza e reformes

Aktualitet
Meta zbulon mesazhet per opoziten: Mos bini pre e largimit nga tryeza e reformes

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mesazhet për opozitën në një kohë që topi tashmë është fushën e tyre.

“Gjithçka për konsensus. Mos bini pre e provokimit të radhës për tu larguar nga tryeza, mos paraqisni listë dëshirash, qëndroni të baziket ku do keni përkrahjen e ndërkombëtarëve.

Qasja e re e zgjerimit pas atij francez e rrezikon jo vetëm përspektivën e shpejtë, por dhe këto arritje që kemi deri tani, asgjë nuk është for granted, e sigurt”, këto ishin mesazhet që Meta ka për opozitën.

Meta tha se: E kam thënë 8 qershori është datë e rëndësishme, dhe shpresoj të kemi marrëveshje për një lajm të mirë.

Në dijeninë time opozita nuk ka vendosur si kusht një qeveri tranzitore dhe kjo e bën të mundshëm konsensusin”, tha Meta.

ME TE LEXUARAT