Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’/ Soreca: Shqipëria më pranë BE!

Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca ka bërë me dije se tani më Shqipëria është më pranë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Ne e kemi mirëpritur këtë marrëveshje, ka ardhur si rezultat i një procesi gjithë përfshirës që ka filluar në janar. Të mërkurën ne kemi pasur një marrëveshje të mirë, por ju e dini që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar që të shikohen disa detaje të tjera, si depolitizimi i administratës, gjë që është në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, prandaj e pranoi edhe mazhoranca.

Mund të them se Shqipëria është pranë integrimit në Bashkimin Europian, se një nga kushtet për çeljen e negociatave është kjo reformë. Kjo vjen edhe në një moment shumë të mirë e KE do të propozojë edhe kuadrin e negociatave që do të jetë baza për integrimin në BE, kështu që ke të ecim përpara”, tha Soreca.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet