Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lojtari i Bylisit me Covid, grupi i Tiranës do i nënshtrohet testit

Klubi bardheblu, që në mesjavë ishte impenjuar në transfertën e Ballshit, ku fitoi 3-1 ndaj Bylisit.

Sipas burimeve zyrtare të klubit bardheblu, Institutit të Shëndetit Publik do të bëjë testet me tamponë për të gjithë skuadrën dhe stafin Tirana.

Ndërkohë, te skuadra e Bylisit u regjistrua dhe rasti i parë i koronavirusit në Superligë, ku Eridion Qardaku rezultoi i infektuar nga Covid 19, pas kthimit nga Shkodra.

Ky rast ka detyruar ISHP-në që të marrë masa dhe të kryejë testet te Tirana përpara se kampionët të udhëtojnë në Gjirokastër për sfidën e së dielës kundër Luftëtarit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet