Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Italia dhe Spanja-Komisionit Europian/ Rihapja e kufijve të BE sa më shpejt të jetë e mundur

Me një letër të nënshkruar nga Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ai spanjoll Pedro Sánchez, të dy qeveritë iu drejtuan me një letër Ursula von der Leyen.

Pra, Presidentes së Komisionit Europian, për të kërkuar që kontrollet kufitare midis vendeve të BE-së të eliminohen sa më shpejt, dhe se kjo bëhet në një “koordinim, jo-diskriminues dhe mbi bazën e kritereve të qarta dhe transparente epidemiologjike”.

Të dy vendet e Bashkimit Evropian më të prekura nga koronavirusi dhe gjithashtu, më të varurat nga turizmi, tashmë janë duke nxituar për një përcaktim të qartë të rregullave, sepse sezoni turistik mund të fillojë së shpejti.

Në letrën drejtuar Von der Leyen, Sánchez dhe Conte propozojnë që ECDC të luajë një rol kryesor në përcaktimin e kritereve që lejojnë një rihapje të sigurt. Qëllimi është të rivendoset plotësisht liria e lëvizjes brenda BE-së dhe zonës Shengen.

Ndërkohë, të dy kryeministrat argumentojnë se “është e nevojshme të vendosen kritere të përbashkëta shëndetësore në të gjithë BE për transportin, me protokollet e dakorduara midis të gjithëve”, një aspekt që është veçanërisht i rëndësishëm në kufij.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet