Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I vrari ne Himare agjent i SHISH? Zbulohen deshmite 7 dite pas ekzekutimit mister

Shtate ditë nga vrasja e Ylli Luçaj, në një pyll të Himarës, ku 65-vjeçari qëndronte si roje nate pranë makinerive të një kompanie private që po ndërton rrugën Kuç-Himarë, policia dhe prokuroria e Vlorës janë të paqarta për sa i përket drejtimit të hetimeve për këtë vrasje.

Dyshimet bien mbi disa persona që kultivojnë drogë në këtë zonë dhe se krimin e rëndë mund ta kenë kryer nga frika e spiunimit që mund të bënte roja në polici,për kultivimin e drogës.

Dyshimet janë ngritur edhe për faktin se Ylli Luçaj, ka qenë më parë gjatë kohës së Komunizmit informator i sigurimit të shtetit dhe se lidhjet e tij me SHISH, besohet të vijonin edhe në ditët e sotme.

Kjo pasi siç kanë deklaruar në polici disa banorë që kishin njohje me viktimën,shpesh herë Ylli i tregonte me mbruje se ai bashkëpunonte me strukturat e SHISH. Frika e një spiunimi të mundshëm për kanabisin e mbjellë besohet se ka shtyrë persona ende të paidentifikuar për të kryer vrasjen e Ylli Luçaj.

Policia thotë se Luçaj është qëlluar në vendin e tij të punës me 5 plumba kallashnikovi në trup dhe kokë. Ndërkohë pista e një vjedhje të mundshme për këtë ngjarje ka rënë, pasi siç thonë burimet policore, asnjë nga mjetet e ndërtimit të rrugës, nuk është prekur nga autorët.

Për më tepër që sendet personale të viktimës dhe sasia e lekëve që ai kishte me vete nuk është vjedhur nga autorët, por janë gjendur në vendngjarje, citon shqiptarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet