Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I dyshuari për zhdukjen e Madeleine Mccan, Policia kërkon të dashurën kosovare të pedofilit

Pedofili gjerman, i dyshuari në rastin e Madeleine McCann, mund edhe të përfitojë nga një amnisti këtë fundjavë ndërkohë që policia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të provojë se është ai që e ka rrëmbyer vogëlushen dhe po kërkon edhe një ish të dashurën e tij, kosovare, asokohe nën moshën 18 vjeç, që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Policia po shpreson të gjejë kosovaren, që besohet se ka qëndruar me të dyshuarin Christian Brueckner në një shtëpi afër Praia da Luz, në Portugali, para se të ndahej prej tij dhe kjo ka ndodhur para zhdukjes së tre vjeçares më 3 maj 2007.

Shtëpia e fshatit në Algarve, ku ata kishin qëndruar, ka disa puse të braktisura dhe rrethohet nga fushëgrumbullime mbeturinash, është 25 minuta larg nga hoteli prej të cilit u zhduk madeleine. Ajo po ashtu ndodhet mbi plazhin ku tre vjecarja luante me prindrit e saj. Një burrë bjond, që përputhet me përshkrimin e tij, mund të ketë vëzhguar apartamentin e Medit për rreth katër ditë sipas britanikes The Sun.

Brueckner është aktualisht pas hekurave në gjermani, duke kryer dënimin me 21 muaj burg për trafik droge. Ndërsa ishte në burg, dhjetorin e shkuar, ai u shpall fajtor për përdhunimin e një turisteje amerikane 72 vjeçare në praia da luz, 18 muaj para zhdukjes së Madit. Sidoqoftë, dënimi me shtatë vite burg për këtë rast nuk do të fillojë deri sa të përfundojnë procedurat në apel. Dhe beteja ligjore me autoritetet gjermane për rastin e përdhunimit, do të thotë se ai mund edhe të dalë i lirë brenda pak ditësh, pasi ka kryer dy të tretat e dënimit të tij për trafik droge në burgun e kielit në Schlesëig Holstein.

E ndërsa policia në britani dhe gjermani bën apel për dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit është bërë e ditur po ashtu se Brueckner ishte lidhur në 2015 me zhdukjen e një pesë vjecareje, Inga Gehricke. Vogëlushja me flokë bjondë dhe sy blu ishte quajtur asokohe Maddie McCann e Gjermanisë, citon top channel. Një person që kishte folur me pedofilin gjerman vetëm pak minuta para rrëmbimit të Madelein është identifikuar nga mediat portugeze si Diogo Silva.

Brueckner po ashtu duket se ka sulmuar seksualisht një vajzë nëntë vjeçare dhe ka ekspozuar veten para një gjashtë vjecareje. Ndërsa një mik që jetonte pranë tij, pretendon se ai ishte i dhunshëm, se e rrihte të dashurën e tij minorene kosovare dhe se linte të mbyllur qentë e tij në dyqanin që kishte për javë të tëra ndërsa cifti shkonte me pushime në spanjë dhe portugali.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet