Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grida Duma: Duhet ta largojmë Edi Ramën nga pushteti sa më parë

Ish-deputetja e PD Grida Duma shprehet se ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për abuzimet seksuale ndaj të miturve ne ambientet e shkollës a dhunën e ushtruar nga policët ndaj grave, nuk po e bëjnë, por vetëm akuzojnë gjithë të tjerët.

Duma akuzoi qeverinë se përveçse dështon në garantimin e sigurisë brenda institucioneve arsimore garanci, refuzon të ndëshkojë a të vishte me përgjegjësi.

“Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi! Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi.

Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet. Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi.

Për Gridën, kjo qeveri duhet larguar sa më parë.

“Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja. Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull! Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet