Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Goditet organizata e prostitucionit në Itali, në krye të bandës shqiptarja me shokun e saj (EMRAT)

Në prangat e policisë italiane, kanë rënë 4 nga 9 anëtarët e organizatës kriminale që ushtronin prostitucion, vjedhje dhe trafikim droge.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet për organizatën nisën në vitin 2016 dhe pjesë e saj ishin shqiptarë, rumunë, si dhe italianë.

Sipas mediave të huaja, në krye të organizatës kriminale ishte shqiptarja, Liljana Shoshari, 35 vjeçare, banuese në Rezzato.

Dyshohet se Shoshari shfrytëzonte prostitutat dhe shiste drogë.

Gjithashtu mes të arrestuarve ishte shoferi, shtetasi kalabrian, Ludovico Ratta, 61-vjeç, banues në Reggio Emilia. Ky i fundit shpërndante vajzat në “vendet e punës”.

Ndërsa rumuni, Ionica Paun, 38 vjeçar, banor i Rezzato kishte për detyrë të gjente pozicionet më të mira në rrugë për vajzat që prostituonin.

Po ashtu është arrestuar edhe shqiptari, Emiljano Osmani, 27-vjeçar, shok i drejtueses së grupit, i cili merrej me kontrollin e vajzave prostituta.

Autoritetet italiane, bëjnë me dije se 5 persona të tjerë janë në arrati, duke thenë se të arratisurit janë jashtë vendit dhe se për identifikimin e tyre është angazhuar Interpoli.
Mësohet se personat në arrati janë rreth 21 vjeç, si dhe një çift që ishte banues i Reggio.

Mediat italiane, raportojnë se pas zbulimit dhe goditjes së organizatës kriminale duhet të kuptohet se kush e ka mbështetur atë për përdorimin e apartamenteve, ku vajzat çonin klientët.
Në rrugët e Reggio Emilia, më konkretisht në Via Emilia në kufirin me Parmas, vajzat që prostituoheshin flisnin shqip.

Të dhënat tregojnë shfrytëzimin e një numri të madh vajzash midis moshës 20 dhe 30 vjeç, por karabinierët nuk përjashtojnë edhe përfshirjen e disa të miturave.

Vajzat e reja u sollën nga Shqipëria dhe Rumania, në Brescia. Në disa raste vajzave i janë dhënë edhe disa kilogramë kokainë për t’i transportuar nga një qytet në një tjetër.

Komandanti i karabinierëve të Castelnovo Monti, Josè Ghisilieri tha se:
“Secila kishte detyra specifike. Ato ishin në gjendje të bënin qindra kilometra në ditë”

Gjithashtu mësohet se njëri nga të arrestuarit më herët, kur edhe nisën hetimet, Leonard Keci ishte furnizuar me drogë nga shqiptarët Shoshari dhe Osmani, çka ndriti edhe dyshimet për ekzistencën e një organizate kriminale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet