Dramë në Maqedoninë e Veriut, 177 raste të reja me koronavirus në orët e fundit

Kosovë&Rajon
Dramë në Maqedoninë e Veriut, 177 raste të reja me

Tjetër rekord të të infektuarish nga kovid 19 ka shënuar Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit. Testimet kane zbuluar 177 raste te reja ndersa 2 persona kane humbur jeten.

Ministri i Shëndetësisë ka dhene alarmin se vendi fqinj ndodhet në fazën e dytë të koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk ka dyshim që ne kemi të bëjmë më vlen e dytë e cila ka ardhur si pasojë mos respektimit të masave dhe grupimeve. Këtë e ka vërtetuar edhe hetimi i hollësishëm epidemiologjik. Megjithatë numri i madh i të infektuarve vjen edhe nga numri i madh i testeve që po kryejmë ditët e fundit”, tha ai.

Sipas tij Maqedonia e Veriut është bërë shteti i parë në Europë që ka kthyer shtetrrethimin për shkak të rasteve të reja në masë të të infektuarve.

Vetem pas 8 ditesh normalitet nga kufizimi i pare i levizjes i cili zgjati 66 dite vendi fqinj rivendos izolimin për të parandaluar përhapjen e virusit. Shkupi eshte vatra me e madhe dhe bashke me disa komuna te tjera ndodhet ne izolim 80 oresh.

Per kete arsye banoret jane larguar ne mase nga kryeqyteti kryesisht ne drejtim te Ohrit per te kaluar fundjaven duke shtuar rrezikun e perhapjes edhe ne zonat me me pak raste.

Prej mbremjes se te enjtes ku u rivendosen masat, autoritetet policore kane arrestuar 38 persona.

Pavarësisht vendimit për ndalim të lëvizjes, disa klerikë të kishës ortodokse maqedonase, u kanë bërë thirrje besimtarëve që të grumbullohen në oborret e kishave për të shënuar ditën e shpirtrave. Por ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce i kerkoi kishes te terhiqet.

ME TE LEXUARAT