Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covid 19/ 518 raste të reja dhe 85 viktima në Itali në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 85 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 518 raste të reja pozitiv për një total prej 234.531.

Ndërkohë, ditën e sotme numri i të shëruarve ishte 1.886, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 163.781.

Që nga fillimi i pandemisë, në Rajonin e Lombardisë, u regjistruan vetëm 21 viktima nga koronavirusi për një total prej 16.222.

Gjithashtu, në kujdesin intensivë ndodhen 120 pacientë, 5 më se shumë se dje.

Në 24 orët e fundit në Lombardi janë regjistruar 402 raste të reja pozitive ndaj koronavirusit, për një total prej 89.928 që nga fillimi i pandemisë.

Më konkretisht, dtën e sotme në rajon pati edhe 572 të shëruar për një total prej 53.853.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet