Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bimët hibride mbërrijnë në Lushnje, eksperimentohet speci, patëllxhani dhe shalqiri

Qendra e transferimit te teknologjive bujqësore ne Lushnje mbetet një nga hapesirat më te mëdha, te cilat vazhdojnë te testojnë hibridet e perimeve dhe drithërave.

Çdo vit ne këtë qendër organizohen ditë te hapura fushore për eksperimentet e kryera nga specialistët. Këtë vit risi është hibridi i shalqirit ne serra, patëllxhanit, dhe specit për mbushje me ngjyra, kultura te cilat shkojnë edhe për eksport.

Këtë vit është testuar edhe fara e grurit.

Drejtori i QTTB Lushnje thotë se çdo vit ka një interes ne rritje nga fermerët, për teknologjinë e re dhe te ndryshme te kultivimit te hibrideve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet