Bashkëshorti i Kardashian dhuron 2 milionë $, për shkollimin e vajzës së George Floyd

Bota
Bashkëshorti i Kardashian dhuron 2 milionë $, për shkollimin e

Me sa duket, Kanye West ka dhënë një ndihmë të madhe familjeve dhe ekipeve ligjore që luftojnë për George Floyd, Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor.

Deri më tani Kanye West dhuroi 2 milionë dollarë, për kauzën dhe ngritjen e një fondi të kursimeve në kolegj 529 për të mbuluar plotësisht shkollimin për vajzën 6 vjeçare të George Floyd, i cili humbi jetën e tij disa ditë më parë dhe “ngriti” gjithë SHBA-në për të protestuar.

Bashkëshorti I Kim Kardhashian , ka bërë gjithashtu një donacion të veçantë për të mbuluar kostot ligjore për familjet e Arbery dhe Taylor.

Së bashku me këtë, Kanye ka dhuruar donacione po ashtu për disa biznese në pronësi të njerëzve me ngjyrë në qytetin e tij të lindjes Chicago dhe në mbarë vendin që kanë qenë në krizë dhe të ndikuar nga trazirat në SH.B.A.

Të gjithë tashmë e dinë se protestat dhe trazirat e përhapura kanë shpërthyer që kur Floyd u vra në prangat e policisë në 25 maj.

Demonstratat janë kërkesë për t’i dhënë fund racizmit sistematik dhe brutalitetit policor, nga të cilat vrasjet e Arbery dhe Taylor janë gjithashtu shembuj kryesorë.

ME TE LEXUARAT