Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestohet hajduti në Durrës, për tre muaj vodhi 21 biçikleta

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se është autor i vjedhjes së disa biçikletave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Çiklisti” në pranga ra shtetasi me inicialet M. M., banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

I riu akuzohet për 21 vjedhje të biçikletave të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

AKUZAT

Ky shtetas, më datë 04.06.2020, në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D. dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:

Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L dhe E. V.;

Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;

Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;

Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh.,

V. K., M. Xh., L. D., P. K.; Më datë 03.06.2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet