2 miliardë doza vaksine kundër koronavirusit/ Kompania “AstraZeneca” dyfishon kapacitetet

Bota
2 miliardë doza vaksine kundër koronavirusit/ Kompania

“AstraZeneca”, një nder kompanitë globale biofarmaceutike, njoftoi se ka dyfishuar kapacitetin e saj për prodhimin e vaksinës potenciale të Universitetit të Oksfordit kundër koronavirusit në 2 miliardë doza.

Ndërkohë, Laboratori i Universitetit të Oksfordit kishte njoftuar më parë se deri në muajin shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat e huaja raportojnë se për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

“Daily Mail”, një nder mediat më të njohura prestigjoze raportoi se Universiteti i Oksfordit nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 23 prill dhe kjo e bën atë të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.

ME TE LEXUARAT