Në lëvizjen protestuese kundër vdekjes së George Floyd, një hark kohor u bë një simbol i rëndësishëm.
8 minuta dhe 46 sekonda, koha kur njeriu me ngjyrë u mbajt në tokë nga gjuri i oficerit të policisë.
Në parkun e Bostonit, përgjatë bulevardeve të Hollivudit, në Atlanta si dhe në Detroit, Ëashington dhe Neë York, protestuesit u shtrinë në rrugë për konkretisht 8 minuta e 46 sekonda, duke nderuar në një mënyrë të heshtur dhe paqësore George Floyd.
Në Houston, u gjunjëzuan me kokat e tyre të përkulur dhe ndezur qirinj në duar mbetën të palëvizshëm për të njëjtën periudhë kohe.
Gjithashtu, edhe Google u kërkoi punonjësve të saj të qëndronin të heshtur për 8 minuta dhe 46 sekonda.
