Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Termeti 7.1 lekund frikshem nje shtet te tere

Një tërmet 6.5 rihter goditi veriun e Halmahera në afërsi të provincës së Sulawesi-it të Veriut në Indonezi. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ (GFZ).

Agjencia Kombëtare e Motit dhe Klimës në Indonezi (BMKG) dha se tërmeti kishte një ndjeshmëri të shkallës 7.1 dhe thellësia ishte 111 km.

Zëdhënësi i BMKG, Taufan Maulana i tha Reuters-it se nuk ishte shkaktuar dëme dhe tërmeti nuk përbënte një kërcënim për tsunami.

Indonezia ndodhet në zonën e ashtuquajtur ‘Pacific Ring of Fire’, dhe është goditur shpesh nga tërmetet që shoqërohen ndonjëherë nga tsunami.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet