Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shkon në 40 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani, mbi 281 mijë të infektuar

Britania e Madhe është një nga shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, duke shënuar numër të lartë të të vdekurve dhe të të infektuarve me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, 176 njerëz. Numri total i të vdekurve nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 40 000 individë.

Sa i përket personave të infektuar me koronavirus në Britani, numri total i tyre deri tashmë ka arritur në 281 661 persona.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë infektuar me virus në Britaninë e Madhe 1805 njerëz.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet