Shembja e Teatrit/ Dhimitri 'llogari' Lleshajt: Ju vetëm 'dhunën' njihni, si e justifikoni sjelljen e policisë

Politikë
Shembja e Teatrit/ Dhimitri 'llogari' Lleshajt: Ju vetëm

Deputetja e opozitës, Fatjona Dhimitri i ka kërkuar "llogari ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për punën e policisë për shembjen e Teatrit.

"Askush nga qeveria, duke filluar nga kryeministri dhe ekzekutorët, kreu i Bashkisë së Tiranës, nuk iu bë vonë që në mes të natës të dërgojnë fadromat në një kohë kur artistët kanë qenë duke ruajtur teatrin. Kanë hyrë në mënyrë barbare, duke përdorur armë e duke i arrestuar me 20 policë për person.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhuna e përdorur nga publicistit Alfred Lela është i pajustifikueshëm. Për të mos lenë mënjanë shoqërimin me forcë të ish0deputetes së këtij parlamenti. Zoti ministër si i justifikoni ju këto akte barbare dhe jo profesioniste të Policisë së Shtetit? Cili ishte kufiri i dhunës që përdori policia juaj, se ju vetëm termin dhunë njihni.

Protestuesit kanë qenë në të drejtën e tyre, hapësira ku protestonin nuk është monopol i askujt, kanë qenë paqësisht, dhunën e ka nisur policia,duke i hedhur në tokë. Nuk paraqisnin shkallën e rrezikshmërisë për të justifikuar forcën e përdorur", tha Dhimitri.

ME TE LEXUARAT