Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

SHBA/ 1.88 milionë të regjistruar për ndihmë shtetërore brenda një jave

Departamenti i Punës, njoftoi se rreth 1,88 milionë qytetarë amerikanë plotësuan këtë javë kërkesa për ndihmë shtetërore në SHBA, duke treguar një ritëm të ngadaltë të humbjes së vendeve të punës.

Kjo shifër ishte në përputhje me pritshmëritë e “Wall Street” dhe shënon herën e parë që nga muaji mars që bie nën 2 milionë.

Megjithatë, shifra tregon për papunësi të vazhdueshme, pasi koronavirusi dhe izolimet kanë dëmtuar tregun e punës për faktin se njerëzit janë ende të kufizuar.

Gjithashtu, tregu i aksioneve që ka ecur përpara me “vrull” të fortë, duket gjithmonë e më i shkëputur nga ekonomia e gjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet