Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama jep shifrat: 209 mijë punonjësve u është miratuar deri tani paga e luftës

Kryeministri Edi Rama bën me dije se gjatë pandemisë pagat e luftës u janë miratuar 77 mijë e 221 bizneseve si dhe 209 mijë e 316 punonjësve.

38,672 biznese me 65,078 punonjës kanë përfituar deri tani për pagë lufte nga paketa e parë teksa nga paketa e dytë kanë përfituar pagë lufte 38,549 biznese dhe 144,238 punonjës.

STATUSI NGA EDI RAMA

🟢Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta.

Sot në disa biznese në Tiranë, përfitues të “Paketës së Parë” 26,000 lekë dhe “Paketës së Zgjeruar” prej 40,000 lekë.

✅Deri tani janë miratuar “paga lufte” për 38,672 biznese me 65,078 punonjës.
Ndërsa janë miratuar pagesat nga “Paketa e Zgjeruar” për 38,549 biznese dhe 144,238 punonjës.

✅Ftojmë të gjitha bizneset, që plotësojnë kriteret e përcaktuara ligjore që të aplikojnë deri nesër, në llogarinë e deklarimit elektronik në e-Filing https://efiling.tatime.gov.al/ për të siguruar mbështetje për punonjësit e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet