"Qeveria teknike eksperiment i deshtuar ne 2017", Rama perjashton kerkesen e opozites

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” deklaroi se qeveria teknike do të ishte një eksperiment i dështuar.
Rama shtoi se qeveria teknike u provua në vitin 2017 dhe rezultoi një dështim.
“Ata muhabete telefonash që ju i quani akte kriminale, duhen provuar.
Duhet të provosh që ata telefona sjellin krim. Sa i përket qeverisë teknike, është një eksperiment i dështuar. Më 2017, morën disa ministri.
E bëmë diçka dhe nuk dha asnjë rezultat. Qeveria fitohet me zgjedhje dhe gjithçka tjetër është banalitet. Si për model, nuk shikoj Maqedoninë e Veriut. Shoh Maqedoninë e Veriut dhe vende më të zhvilluara”, u shpreh Rama.