Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi 20.000 ton naftë u derdhën në Arktik.
Derdhja ndodhi kur një rezervuar karburanti në një termocentral pranë qytetit Norilsk siberian u rrëzua.
Presidenti Putin, shprehu zemërim pasi zbuloi që zyrtarët mësuan për ngjarjen dy ditë më vonë. Permes nje video konference ai fajësoi publikisht veprimet e guvernatorit të rajonit të shkatërruar nga katastrofa.
Gjithashtu, mediat e huaja bejnë me dije se fabrika është në pronësi të një filiali të Norilsk Nickel, i cili është prodhuesi kryesor i nikelit dhe palladiumit në botë.