Princi Charles flet për faktin se si përjetoi koronavirusin

Bota
Princi Charles flet për faktin se si përjetoi koronavirusin

Princi Charles, ditën e sotme foli për herë të parë për “eksperiencën” me koronavirusin, të cilin e kaloi në mars.

Princi ka thenë se ka qenë me fat qe e kaloi lehtë dhe e di se çfarë kanë kaluar personat e sëmurë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trashëgimtari i fronit mbretëror anglez, tregon gjithashtu ndjeshmërinë e tij për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit për shkak të Covid 19, duke thenë se:

‘Në mënyrë të veçantë për të gjtihë ata që nuk kanë mundur të jenë pranë të afërmve të tyre në momentin e vdekjes. Kjo për mua është gjëja më e tmerrshme’.

Ky i fundit, shprehet i vendosur për të gjetur një zgjidhje për të evituar që personat e tjerë të mos goditen nga kjo sëmundje.

Ai shtoi se nëse ne nuk mësojmë nga kjo pandemi, mund të gjendemi përballë një tjetër kërcënimi të ngjashëm në të ardhmen.

‘Sa më shumë të vazhdojmë të konsumojmë natyrën, aq më shumë e shkatërrojmë biodiversitetin, dhe më shumë e ekspozojmë veten nga këto rreziqe’.

ME TE LEXUARAT