Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përleshja e protestuesve në SHBA/ Gazetarët: Jemi sulmuar fizikisht

Mbi 200 gazetarë kanë raportuar se janë sulmuar, plagosur apo ndaluar, madje dhe se u janë shkatërruar pajisjet gjatë mbulimit të protestave mbarëkombëtare për vdekjen e George Floyd.

Gazetarët janë bërë vetë lajm kur janë përballur me policinë dhe protestuesit, ndërsa kanë bërë punën e tyre për të informuar publikun.

Një gazetar i Zërit të Amerikës, Jason Patinkin, tha se ndërsa ai po largohej nga protesta rreth Sheshit Lafayette dhe Shtëpisë së Bardhë, rreth orës 11 të mbrëmjes, ditën e dielë, policia qëlloi ndaj tij dhe një ekipi tjetër lajmesh që ishin aty.

Ky i fundit tha se po largohej nga zona, kur u dëgjua një zhurmë e forte, ishte një “granatë zhurmuese”, u lëshua dhe përfundoi pranë këmbëve të ekipit të lajmeve.

Ai tha se e ktheu kamerën përsëri dhe më pas pa se si një oficer ngriti një armë dhe qëlloi në drejtim të tij.
Gazetari tha se ai atëherë ndjeu diçka që goditi jelekun mbrojtës që kishte veshur, pranë shpatullës së majtë. Megjithëse, mjeti i identifikimit të gazetarit dukej qartë.

Në video dëgjohet “Unë jam media, është e qartë që unë jam media”.

Videoja e tij tregon një rresht prej më shumë se njëzetë oficerësh në një kryqëzim, në kryeqytetin amerikan.

Ndërkohë, në Long Beach të Kalifornisë, reporteri i radios KPÇ, Adolfo Guzman-Lopez u godit në fyt me një plumb gome. Në një konferencë shtypi të hënën, kryetari i Bashkisë së qytetit kërkoi falje dhe shefi i policisë tha që ai do të hetojë.

Një rast tjetër është ai i Gazetares, Linda Tirado, ajo kërkonte trajtim spitalor pasi u godit nga një gëzhojë në anë të kokës, ndërsa mbulonte protestat në Mineapolis. Tirado më vonë ka postuar në Tëitter se humbi shikimin në njërin sy, përkohësisht.

Ndërkohë, Ndjekësi i Lirisë së Shtypit po heton më shumë se 200 incidente që përfshijnë gazetarë, duke përfshirë 40 të cilët u arrestuan ose u ndaluan dhe më shumë se 150 sulme.

Shumica e këtyre të fundit përfshinin policinë që sulmonte me gaz lotsjellës dhe plumba gome ose duke përdorur spraj piperi.

Drejtori i Programit të CPJ, Carlos Martinez de la Serna, në një deklaratë tha se:

“Jemi të tmerruar nga përdorimi i vazhdueshëm i veprimeve të ashpra dhe nganjëherë të dhunshme të policisë kundër gazetarëve që bëjnë punët e tyre. Këto janë shkelje të drejtpërdrejta të lirisë së shtypit, një vlerë themelore kushtetuese e Shteteve të Bashkuara”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet