Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pallati 6-katësh shembet me tritol, thyhen xhamat e një godine tjetër

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur mesditen e kësaj të enjteje një pallat 6-katësh në Durrës.

Për këtë operacion janë hapur 300 vrima në trupin e objektit dhe u përdoren 2.5 kilograme lëndë eksplozive c4. Pas ekspertizës, objekti ka rezultuar me dëmtime të shumta pas tërmetit të nëntorit të kaluar.

Si pasojë e lënies hapur të dritareve nga ana e banorëve, u dëmtuan disa xhama në një prej pallateve që ndodhej shumë pranë objektit të prishur.

Ndërkohë, IKMT po vijon punën me prishjen e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, për t’i hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për qytetarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet