Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Operacion i përbashkët! Goditet grupi i kokainës, 2 të arrestuar në Shqipëri, 9 në Itali

Dy persona janë arrestuar në Shkodër dhe në Cërrik në kuadër të një operacion ndërkombëtar për trafik kokaine. Arrestimet e 2 shqiptarëve u kryen në bashkëpunim dhe koordinim me policinë italiane që ekzekutoi edhe 9 urdhër arreste të tjera (6 shqiptarë) për të njëjtin operacion të koduar “ZAD”.Gjatë operacionit në Shqipëri u arrestuan F. P. 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D. 49 vjeç lindur në Cërrik.

Sipas policisë shqiptare gjykata e hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali lëshoi urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy në vendin tonë për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Sipas policisë shqiptare, nga hetimet e drejtësisë italiane ka rezultuar se F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shqiptarëve të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të tjerë, ndërsa I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga të tjerë shqiptarë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet