Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Momenti rrëqethës kur një polic shpëton jetën e vajzës 12-vjeçare mes flakëve

Policia amerikane e Ilinois ka publikuar pamjet që kanë regjistruar kamerat që ndodhen në kostumet e policëve të cilët po përpiqeshin të nxirrnin nga shtëpia që kishte marrë flakë një vajzë të frikësuar 12-vjeçare.


Zjarri që shpërtheu të hënën në kompleksin Western Apartamente, mori jetën e tre personave, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi vajzën 12-vjeçare dhe nënën e saj.

Sipas një deklarate nga detektivi i policisë Sterling Sgt. Pat Bartel, zjarri u ndez rreth orës 12:25 të mëngjesit dhe u përhap nëpër katin e dytë dhe hollin e ndërtesës.

Oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes para zjarrfikësve dhe mësuan se kishte njerëz të bllokuar brenda ndërtesës që digjej, raportoi Sauk Valley News.

Siç e tregon dhe video, një polic është ngjitur mbi makinën e tij dhe arriti të shihte në katin e dytë ku ndodhej vajza dhe nëna e saj. Me ndihmën e një elektriku dore, polici po shikonte brenda dhomës dhe thërret: “Ejani këtu. Eja tek unë”.

Në video dëgjohet edhe zëri i vajzës së frikësuar ku thotë: “Nuk mundem! Ndjehem sikur do të vdes!”

Oficeri i kërkon vajzës të ecë drejt dritares, por ajo bërtet, ‘Unë dua nënën time!’ Polici mbi makinën e patrullës i lutet vajzës të afrohet dhe të prekë dorën e tij.

‘Ejani këtu, ecni drejt dritës!’ ai bërtet.

Policët më pas thyejnë shumë dritare dhe i luten vajzës që të afrohet, në mënyrë që të mund ta nxirrnin jashtë.

Ata udhëzuan 12-vjeçaren me zërat e tyre derisa ajo të shfaqet në dritare. Pasi vajza doli në dritare, policët e kanë nxjerrë direkt jashtë, ndërkohë që ajo kërkonte nënën e saj.

Sipas policisë, vajza u dërgua në një spital për t’u trajtuar për djegie dhe tani është në gjente të stabilizuar, ndërsa nëna e saj është shtruar në spital në gjendje kritike.

Zjarri i mori jetën motrës së saj tetë vjeç Shayla Walker dhe kushëririt.

Fqinji Carrie Hose, 49 vjeç, gjithashtu vdiq në zjarr, duke lënë pas një djalë dhe një vajzë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet