Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Merrni masa! Tirana do jetë dy ditë pa ujë në fundjavë…!

Qytetaret e Tiranes duhet të marrin masat për fundjavën, pasi Tirana do të ketë kufizime në furnizimin me ujë.

Zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea shpjegoi për Report Tv se do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktoj ndërprerjen e ujit.

Gjebrea tregon se janë marrë masat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë.

Punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Ndaj dhe qytetarët duhet të përgatiten për mungesë të ujit gjatë fundjavës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet