Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lleshaj: Nuk do ti merrni kurre emrat e policeve qe vepruan tek Teatri

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj raportoi ne Parlament ne interpelancen e thirrur ne lidhje me shembjen e Teatrit Kombetar.

Gjate fjales se tij Ministri iu pergjigj edhe pyetjes pse efektivat kane qene pa numra identifikues dhe pa emra ne proteste.

“Nuk do ti merrni kurre emrat e policeve qe vepruan aty. Nuk keni tager per ta bere ke gje. Mund ta beje vetem prokuroria”, tha Lleshaj.

“Nese doni emrat, me keni mua per pergjegjesi politike, keni edhe drejtorin e policise se Tiranes dhe drejtorin e pergjithshem te policise”, tha Lleshaj.

Ai tha se policia iu pergjigj kerkeses se Bashkise se Tiranes, si ent pronar i teatrit, per lirimin e godines nga uzurpimi.

“Sic e dini nje grup personash pa asnje autorizim, mbanin te uzurpuar godinen e Teatrit per 27 muaj. Policia ka zbatuar ligjin duke nderhyre me kerkese te Bashkise”, tha Lleshaj.

Ai vuri ne dukje se policia nuk i harton ligjet por ka detyrimin ti zbatoje ato./lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet