Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Kush shkel protokollin përjashtohet/ Federata Italiane propozon ligjin e rëndë

Në Serinë A po vijojnë kontrollet nga ana e inspektorëve të Prokurisë së Federatës Italiane të Futbollit.

Juventus dhe Sampdoria janë dy të fundit në rendin kohor. Deri më tani nuk ka dalë asnjë shkelje e veçantë, por të gjithë duket se janë dakort që të mos bëjnë me “hile” në këtë pikë.

Mbledhja e Komitetit të Presidencës së FIGC, ka dnënë një propozim, i cili do të diskutohet në Këshillin Federal ditën e hënë.

Në thelb, klubet që nuk do të respektojnë protokollin, do të përjashtohen nga kampionati.

Një ndëshkim i rëndë ky që për tre ditë mund të bëhet “ligj”. Ky vendim vjen si konfirmim i faktit që bota e futbollit nuk dëshiron që të ta shohë veten të ndalet sërish për faj të ndonjë “dinaku”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet